Optika Roka-Genny

Location
Rr. "Nënë Tereza"
Gjakovë
phone 044 168 733 Email [email protected] web www.optikaroka.com
OPTIKA ROKA-GENNY filloi punën nga 2 shkurt 2000 në qytetin e Gjakovës. Që në fillim krahas optikës,ka ekzistuar edhe shërbimi oftalmologjik,ku janë kryer :caktimi i dioptrisë së pacientëve si dhe sherbimet tjera oftalmologjike nga Dr.Shukrene ROKA.

Gjatë gjithë këtyre viteve të veprimtarisë tonë,vazhdimisht janë bërë avansime në teknikën dhe mënyrën e punimit të syzeve ,në rritjen e kualitetit dhe llojllojshmërisë së kornizave,gjithmonë duke përcjellur trendet e fundit të firmave të njohura botërore.Po ashtu edhe shërbimet oftalmologjike ndër këto vite kanë shkuar gjitmonë drejt përparimit,si në teknikë(aparaturë) ashtu dhe në rritje të cilësisë. Për të gjithë klientët tanë,caktimi i dioptrisë bëhet në mënyrë kompjuterike.Po ashtu bëjmë matjen e shtypjes(tensionit) të syve ,heqjën e trypave të huaj nga sytë, kontrollimin e segmentit të përparëm dhe të pasëm të syrit (fundusit).

OPTIKA ROKA-GENNY është e vetmja në Kosovë që ju ofron xhama dioptrik të prodhuesit gjerman OPTOVISIONE. Në optikën tonë mund të furnizoheni edhe me thjerrëza dioptrike si dhe ato estetike (me ngjyra) të prodhuesit amerikan BAUSCH+LOMB. Besimi juaj shpërblehet me kualitetin e produkteve tona dhe cilësinë e shërbimit. Na vizitoni dhe binduni!

S'JEMI MË TË LIRËT,POR JEMI MË TË MIRËT!